Pochettino kandidat për stolin e Atletico Madrid

Futboll

Pochettino kandidat për stolin e Atletico Madrid

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 23:34
Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino mund të marrë drejtimin e Atletico Madridit.

‘Rojiblancos’ po kalojnë në një kohë të vështirë këtë edicion.

Përveç eliminimit nga Liga e Kampionëve, ata nuk arritën as të sigurojnë vend për një kompeticion më poshtë, siç është Evropa Ligë.

Edhe në La Liga Atletico kanë ngecur me rezultate, duke pësuar humbje të shumta.

E, rezultate të tilla mund të çojnë Diego Simeone deri në shkarkim.

Sipas informacioneve të gazetarit italian Nicolo Schira, të transmetuara nga francezi i Onze Mondial, Mauricio Pochettino është kandidat për stolin e ‘Los colchoneros’.

Përveç tij gazetari raporton që edhe Luis Enrique po shihet si një opsion tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat