Cila do të jetë e ardhmja e mbrojtësit të Bayernit?

Futboll

Cila do të jetë e ardhmja e mbrojtësit të Bayernit?

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 12:51
Cila do të jetë e ardhmja e mbrojtësit të Bayernit?

Chelsea është duke e vëzhguar më kujdes situatën mbrojtësit të Bayern Munich, Benjamin Pavard.

Pavard prej verës së kaluar ishte i lidhur me largimin nga kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Lojtari është në 18 muajit e fundit të kontratës së tij me ‘bavarezët’. Pavard thotë se ende nuk kanë nisur negociatat me Bayernin për kontratën e re.

26 vjeçari thotë së ka respekt të madh për Bayrenin, por ai nuk e përjashton mundësinë e largimit nga ‘Alianz Arena’.

“Ende nuk ka bisedime me Bayernin për kontratën e re”, tha ai.

“Kam respekt të jashtëzakonshëm për Bayernin, por ende s’ka negociatat për marrëveshjen e re”.

“Ndoshta tani është koha. Pse të mos shkojë në një vend të ri, në një projekt të ri”, përfundoi Pavard..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat