​City-Brentford/Formacionet zyrtare, Haaland titullar

Futboll

​City-Brentford/Formacionet zyrtare, Haaland titullar

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 13:30 do të zhvillohet ndeshja hapëse e programit të sotëm të Premier Ligës angleze, ku në stadiumin “Etihad” Manchester City do të kërkojë fitoren kundër Brentfordit.

Në xhiron e fundit në kampionatin anglez, City e mposhti Fulhamin me rezultat të ngushtë 2:1, kurse Brentfordi barazoi 2:2 me Nottingham Forest.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë plot 16 pikë në tabelë, ku City zë vendin e dytë në kuotën e 32 pikëve, krahas Brentfordit që renditet i 11 në tabelë me 16 pikë të arkëtuara. 

Takimi i fundit mes Cityt dhe Brentfordit daton në muajin shkurt të këtij viti, ku asokohe kampioni anglez regjistroi fitore solide me rezultat 2:0. 

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Cityn nuk do të paraqiten Mendy dhe Walker, kurse te Brentfordi mungojnë Ajer, Baptiste, Goode, Hickey, Jansson dhe Strakosha.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë. 

Manchester City (4-3-3): Ederson; Cancelo, Laporte, Akanji, Stones; Gundogan, Rodri, De Bruyne; Foden, Haaland, Silva

Brentford (3-5-2): Raya; Zanka, Mee, Pinnock; Roerslev, Onyeka, Janelt, Jensen, Henry; Mbeumo, Toney 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat