PSG gjen në Kroaci mbrojtësin e së ardhmes

Futboll

PSG gjen në Kroaci mbrojtësin e së ardhmes

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 12:55
PSG gjen në Kroaci mbrojtësin e së ardhmes

Kroacia vazhdon të prodhojë talente pafund në futboll. Luka Vuskovic ka lindur në Split, luan si qendërmbrojtës dhe është vetëm 15 vjeç. Lojtari shtatlarët cilësohet si mbrojtësi i së ardhmes dhe ndodhet nën kontratë me Hajdukun, klubin e tij të zemrës.

Luka aktivizohet me skuadrën U19 dhe performancat pozitive nuk kanë kaluar pa u vënë re nga PSG. Gazetari italian, Nicolo Schira shkruan se kampionët e Francës po bisedojnë me homologët kroatë për blerjen e adoleshentit të talentuar.

Drejtuesit e PSG-së kanë gati një ofertë prej 5 milionë euro në total (4+1 në formë bonusesh) për Luka Vuskoviq, i cili është vëllai i vogël i Mario Vuskovic, i cili gjithashtu luan në qendër të mbrojtjes.

20-vjeçari është një titullar fiks te Kroacia U21, ndërkohë që në muajin korrik u transferua nga Hajduku te gjermanët e Hamburgerit për shumën e 3 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat