Orgji me prostitutat në prag të Kupës së Botës, sulmuesi më i mirë i Meksikës ndëshkohet duke u lënë jashtë listës

Futboll

Orgji me prostitutat në prag të Kupës së Botës, sulmuesi më i mirë i Meksikës ndëshkohet duke u lënë jashtë listës

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 14:36
Havier Hernandez

Sulmuesi i Meksikës, Havier Hernandez nuk do të shkojë në Botëror, teksa një gazetar ka zbuluar arsyen pse trajneri Gerard Martin ka marrë këtë vendim. Media spanjolle “Marca” ka raportuar se pas këtij vendimi fshihet një ngjarje që ka ndodhur në prag të Kupës së Botës 2018.

Para 4 vitesh publiku meksikan u trondit nga një skandal në të cilin përfaqësues të shumtë të kombëtares morën pjesë në orgji me prostituta dhe gazetari Jose Ramon Fernandez pretendon sulmuesi ka qenë ai që ka organizuar gjithçka.

Në një intervistë për të përditshmen “Proceso” gazetari zbuloi se Hernandez mori dy prostituta me vete gjatë udhëtimit në Nju Jork dhe San Antonio, por ai i mohoi të gjitha këto akuza drejtuesve të Federatës Meksikane.

Ndërsa futbollistët e tjerë rrëfyen të vërtetën, kërkuan falje dhe vazhduan të luanin për kombëtaren, ndërsa Hernandez përfundoi në “listën e zezë”.

“Për shkak të kësaj, Chicharito nuk do të luajë në Kupën e Botës në Katar”, tha gazetari Fernandez.

 Havier Hernandez i cili është golashënuesi më i mirë i kombëtares së Meksikës me 52 gola në 109 ndeshje, ka luajtur vetëm tre ndeshje për kombëtaren e vendit pas Botërorit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat