Teuta do të ndeshet me Erzenin

Futboll

Teuta do të ndeshet me Erzenin

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 11:10
Shkëmbi

Teuta do të ndeshet me Erzenin në fushën asnjëanëse të Rrogozhinës, ditën e nesërme në orën 13:00, në sfidën e javës së 12-ë të Superiores. Për këtë sfidë, trajneri i durrsakëve, Bledi Shkëmbi, u shpreh se skuadra do të luajë vetëm për tre pikët.

Si ju kanë shërbyer këto 10 ditë për të përgatitur këtë ndeshje?

Na kanë shërbyer shumë për sa i përket anës fizike.

Patëm dy ndeshje shumë të vështira në pak ditë. Na duheshin këto ndeshje për t’u përgatitur mirë nga ana taktike.

Jemi përgatitur mirë. më vjen keq që në këtë ndeshje në mbrojtje nuk do të jemi të plotë. Por ky nuk është një justifikim. Duhet që të bëjmë maksimumin..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat