Spikat Tirana - Vllaznia. Ja sfidat e ditës së sotme

Futboll

Spikat Tirana - Vllaznia. Ja sfidat e ditës së sotme

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 11:37
Spikat Tirana-Vllaznia. Ja sfidat e ditës së sotme

Kategoria Superiore do të ngrejë siparin e javës së 12-të me tre sfida interesante ditën e sotme.

Në orën 13:00, në stadiumin “Selman Stërmasi” do të luhet “Klasikja” e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia.

Kampionët aktualë të Shqipërisë do të kërkojnë fitoren e tretë radhazi në kampionat, por edhe të ruajnë vendin e parë në renditje.

Ndërsa shkodranët e Mirel Josës duan tre pikëshin për t’i bërë presion kryesuesve në renditje.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Arena Egnatia” do të zhvillohet dueli Egnatia-Laçi.

Shpëtim Duro përballë së shkuarës do të kërkojnë suksesin pas humbjes në ndeshjen e kaluar ndaj Tiranës, ndërsa kurbinasit e Dejan Vukiçeviç kanë ndërruar fytyrë teksa kërkojnë fitoren e katërt radhazi në kampionat, por edhe për të ruajtur këtë vazhdimësi të rezultateve pozitive.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin e qytetit të Kamzës, do të luhet ndeshja Kastrioti-Kukësi.

Krutanët e Emiljano Çelës synojnë tre pikëshin pas barazimit sfidën e kaluar ndaj Erzenit, ndërsa verilindorët e Enkeleid Dobit duan me çdo kusht fitoren pas tre humbjeve radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat