Rinis ofensivën për sulmuesin e Chelsea

Futboll

Rinis ofensivën për sulmuesin e Chelsea

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 11:58
Rinis ofensivën për sulmuesin e Chelsea

Emri i tij u lidh gjatë gjithë verës me Milanin, por transferimi në Serie A nuk ndodhi. Gjithsesi, kampionët e Italisë nuk kanë hequr dorë nga Hakim Ziyech, i cili vazhdon të vuajë për të fituar një fanellë titullari te Chelsea.

Raportet mes dy klubeve janë shumë të mira dhe shtypi italian shkruan se kuqezinjtë do të nisin në janar një tjetër ofensivë për lojtarin e kombëtares së Marokut, i cili luan si sulmuesi i djathtë, por edhe si mesfushor ofensiv.

29-vjeçari është dakord të vijojë karrierën te Milani, ndërsa tani duhet arritur marrëveshja mes dy klubeve.

Nga ana tjetër, klubi italian pritet të “sakrifikojë” Ballo Toure dhe Adli për të siguruar shërbimet e Ziyech.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat