Rudiger: Pepe nuk është aspak agresiv

Futboll

Rudiger: Pepe nuk është aspak agresiv

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 12:43
Rudiger: Pepe nuk është aspak agresiv

Mbrojtësi i Real Madrid, Antonio Rudiger ka zbuluar se në Spanjë nuk u kërkua vetëm nga “Los Blancos”, por edhe nga Barcelona.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediet spanjolle, gjermani theksoi se për të Barça nuk ka qenë kurrë një alternativë.

“Më trokitën në derë, më trokitën. Por për mua nuk ishte një mundësi. Siç ju thashë më parë, Madridi nuk ishte as një ëndërr për mua sepse më dukej i paarritshëm… Nëse shikoni emrat që kanë luajti këtu: Zidane, Ronaldo, Cristiano… Të kisha shansin për të luajtur me Modric, Kroos ose Benzema… Ishte e vështirë të thuash jo”-deklaroi ai.

Më tej mbrojtësi sqaroi se pse identifikohet shumë me Pepe, ndërsa shtoi se sipas tij portugezi është një person shumë i qetë edhe pse shumë njerëz mendojnë se është agresiv.

“Më pëlqen shumë. Ka shumë njerëz që mendojnë se është shumë agresiv, por unë mendoj se ai është një futbollist i shkëlqyer. Dhe kjo është ajo që pashë tek ai. Dy lloje karakteresh kryqëzohen tek ai. Kam dëgjuar se jashtë fushës ai është një djalë i shkëlqyer, i qetë… Por në fushë ai është… mirë, një person tjetër. Për mua ai ka qenë një qendërmbrojtës i top-3-së i kësaj gjenerate”-shtoi ndër të tjera Rudiger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat