Klinsmann tregon favoritët e Botërorit

Futboll

Klinsmann tregon favoritët e Botërorit

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 22:43
Klinsmann

Jurgen Klinsmann beson se Brazili dhe Argjentina kanë shanse të mira për të fituar Kupën e Botës në Katar. “Vlerësimi im, si tifoz, nga jashtë, është se amerikano-jugorët janë me të vërtetë favoritë për ta fituar këtë Botëror. Brazili dhe Argjentina do të shkojnë në Katar me uri dhe dëshirë të jashtëzakonshme”, tha ish-kampioni gjerman, i cili fitoi titullin me Gjermaninë në vitin 1990.

Ish-trajneri i ekipit “Panzerave” shtoi se Brazili, i cili mban rekordin sa u përket trofeve, e ka festuar Botërorin e fundit para 20 vitesh, ndaj ka shumë ambicie, por kjo vlen edhe për “yllin” argjentinas ,Leo Messi, i cili nuk është shpallur kurrë kampion bote. Nga ana tjetër, Klinsmann e sheh edhe Portugalinë si favorite të mundshme falë sulmuesit Cristiano Ronaldo, pa harruar edhe Gjermaninë ndër pretendentët.

“Gjermania është gjithmonë prezente dhe është gjithmonë ndër skuadrat favorite për titull”, theksoi ish-lojtari 58-vjeçar. “Të paktën dëshiron të shkojë në një gjysmëfinale.

Sigurisht, në mendjen tonë ne gjithmonë shpresojmë të jemi kampionë bote”.

Nga ana tjetër, Klinsmann u shpreh i kënaqur me rikthimin e Mario Götzes në skuadër.

Trajneri i kombëtares Hansi Flick e përfshiu golashënuesin e finales së Kupës së Botës 2014 në listën e tij prej 26 emrash për Botërorin e Katarit. Lojtari aktual i Eintracht Frankfurtit pati shumë ulje-ngritje pasi shënoi atë “golin e madh” dhe i bëri gjermanët “kampionë të botës,” – shpjegoi Klinsmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat