Naim Saliu: Në Butel fitoi Bashkimi!

Futboll

Naim Saliu: Në Butel fitoi Bashkimi!

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 23:23
Naim Saliu: Në Butel fitoi Bashkimi!

Me një foto të përbashkët filloi derbi i madh i Ligës së Tretë të Maqedonisë -Veri, mes dy Bashkimëve, atij të Lubotenit dhe të Kumanovës.

Kjo foto linte të nënkuptohet se lideri do të ndjehet si në shtëpi të vet. Zatën këtë ua kishte thënë edhe kryetari i Bashkimit të Lubotenit, Naim Saliu, sapo kishin mbërritur mysafirët nga Kumanova në stadiumin e Butelit.

“Mendoj se pritja jonë ka qenë në nivel. I kam pritur futbollistët dhe kryetarin e Bashkimit, Armend Destani dhe iu kam thënë se ndjehuni si në Kumanovë.

Nga ana jonë do të jetë gjithcka korrekte dhe uroj të fitoj më i miri”, deklaroi Naim Saliu, i cili më pas foli edhe për lojën.

“Ndeshja derbi u zhvillua në terren të vështirë.

Atmosfera ishte në nivel, publik plot. Ata ishin pak më të mirë në pjesën e parë, ndërsa ne në pjesën e dytë, madje mund të them se kemi krijuar edhe më shumë raste për një gol më tepër. I përgëzoj lojtarët e mi që japim maksimumin në cdo ndeshje, pasi ne jemi një klub që punojmë në kushte të vështira, pa financa e të tjerë”, theksoi Saliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat