Mourinho nuk e grumbulloi për ndeshjen me Torinon

Futboll

Mourinho nuk e grumbulloi për ndeshjen me Torinon

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 23:54
Karsdorp

Deklarata e fortë e José Mourinhos pas barazimit me Salernitanën, se kishte “një tradhtar në skuadër”, u shoqërua 24 orë më pas me zbulimin e emrit të futbollistit.

Bëhej fjalë për holandezin Karsdorp, të cilit trajneri luzitan i kishte kërkuar të gjente një skuadër tjetër në janar.

27-vjeçari, nuk u grumbullua nga Mourinho për përballjen me Torinon, çka vërteton atë që zbuloi media, pra që futbollisti “tradhtar” ishte Karsdorp.

Futbollisti, pas këtij vendimi, është larguar me familjen e tij drejt Holandës, duke u paraprirë pushimeve që Mourinho kishte planifikuar t’i jepte skuadrës së tij gjatë Kupës e Botës.

Menaxheri i përgjithshëm i Romës, Tiago Pinto, deklaroi se “duhet të vendosim Romën dhe interesat e saj mbi të gjitha. Ne vendosëm që gjëja më e mirë për të gjithë ishte që ai të mos ishte në ndeshjen me Torinon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat