Shqipëria zhvillon e plotë stërvitjen për duelin ndaj Italisë

Futboll

Shqipëria zhvillon e plotë stërvitjen për duelin ndaj Italisë

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 16:46
Shqipëria

Trajneri Edi Reja më në fund ka pasur sot grupin e plotë për të kryer një seancë stërvitore të mirëfilltë para ndeshjes miqësore me Italinë që luhet këtë të mërkurë në “Air Albania”.

Aktivizimi me klubet përkatëse dhe probleme të ndryshme kishin bërë që të hënën, trajneri të kishte në dispozicion vetëm 14 futbollistë mes atyre që kishte grumbulluar në listë, pa mundur të punojë për një ide rreth formacionit me të cilin kuqezinjtë do të përballen me kampionët e Europës në fuqi.

Sot, grupi ka qenë i plotë, me përjashtim të Kristal Abazajt i cili duket se nuk ia del që të jetë i gatshëm për duelin në fjalë.

Kombëtarja është plotësuar edhe me legjionarët të cilët kishin munguar për shkak të impenjimeve me klubet e tyre dhe gjatë pasdites, trajneri ka mundur që të zhvillojë me ekipin një seancë stërvitore për të përgatitur taktikisht duelin ndaj të kaltërve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat