Lewandowski e Pique dënohen rëndë

Futboll

Lewandowski e Pique dënohen rëndë

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 15:26
Lewandowski e Pique dënohen rëndë

Robert Lewandowski, i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Osasunës, është dënuar me tri ndeshje moslojë.

Një lojë për kartonin e dyfishtë të marrë në fushë, dhe dy ndeshje për gjestin e bërë ndaj gjyqtarit Manzano teksa polaku e futi gishtin në hundë derisa po shkonte në tunel drejt zhveshtoreve.

Ndërsa, Gerard Pique është dënuar me katër ndeshje moslojë, edhe pse tashmë është pensionuar, pasi u ndëshkua me karton të kuq për shkak të fyerjes dhe sjelljeve të pahijshme ndaj gjyqtarit.

Barcelona, nga ana e saj, shkruan mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, do të ankohet për këto vendime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat