Granit Xhaka nominohet për sportistin e vitit në Zvicër

Futboll

Granit Xhaka nominohet për sportistin e vitit në Zvicër

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 15:29
Ilustrim

Granit Xhaka është nominuar për sportistin e vitit në Zvicër.

Futbollisti nga Kosova ka qenë protagonist në vitin 2022 me paraqitjet e tij me Arsenalin, ku së fundmi u zgjodh lojtari i muajit.

Mesfushori kualitativ do t’i udhëheqë edhe “Helvetikët” në Kupën e Botës, e cila do të nisë këtë të diel, ndërsa Zvicra është në grup me Brazilin, Kamerunin dhe Serbinë.

Votimet do të fillojnë më 29 nëntor online në linkun: www.sports-awards.ch.

Kurse, më të mirët do të zgjidhen të dielën e 11 dhjetorit.

Në garë me Xhakën janë dy sportistë nga hokeji në akull, një nga hendbolli, një nga futbolli dhe një nga futbolli në rërë.

Nëse vazhdon me paraqitje të mira edhe në “Katar 2022”, Xhaka do të jetë favorit për ta fituar këtë çmim prestigjioz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat