Berisha: Kishim dëshirë të gëzonim tifozët

Futboll

Berisha: Kishim dëshirë të gëzonim tifozët

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 23:31
Berisha

Kapiteni Etrit Berisha, foli pas humbjes 1-3 të Shqipërisë në miqësore ndaj Italisë. Në prononcimin pas kësaj përballje, gardiani kuqezi ndër të tjera u shpreh:

“Në këto ndeshje duhet edhe fat. Goditëm shtyllë, traversë, gjithë ato raste të krijuara, kishte kohë që Kombëtarja nuk krijonte kaq shumë. Kishim dëshirë të bënim një lojë të mirë dhe të gëzonim tifozët.

Duhet të përmirësohemi te pësimi i golit. Goli i parë ishte shumë i lehtë. Më pas e hubëm vetëbesimin. Shpresoj që në të ardhmen të punojmë më mirë. Italia ka kualitet.

Ne nuk duhet të shikojmë statistikat. E dimë momentin e vështirë që kemi kaluar. Sot kemi bërë një ndeshje të mirë. Duhet të marrim gjërat e mira. Në sulm kemi krijuar shanse për të shënuar disa herë. Duhet të fokusohemi te ndeshje e ardhme me Armeninë. Nëse fitojmë atje, do të kthehet vullneti dhe besimi.

Fati na mungoi, mendoj që bëmë paraqitje më të mirë, por Italia kishte më shumë kualitet afër portës. Rastet që krijuan i shfrytëzuan”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat