Van Gal, përsëri personazh

Futboll

Van Gal, përsëri personazh

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 11:10
Van Gal, përsëri personazh

Holanda ka mbërritur dy ditë më parë në Katar ku është fokusuar tërësisht te përgatitjet e ndeshjes debutuese të tyre kundër Senegalit, duke marrë parasysh faktin që “Tulipanët” janë ndër të paktat kombëtare që nuk kanë planifikuar asnjë miqësore gjatë kësaj jave.

Edhe pse me përqendrimin në maksimum, Luis van Gal është siguruar që si gjithmonë të jetë larg të mërzitshmes në konferencën për shtyp, ku e ka nisur duke folur për të drejtat e tifozëve.

“Ju e dini që unë asnjëherë nuk e kam problem të them mendimin tim, pak rëndësi ka çfarë mendojnë të tjerët. Nëse tifozët nuk duan të vijnë, atëherë kanë të gjithë të drejtën e tyre të mos e bëjnë.

Nëse e bojkotojnë, është e drejta e tyre, por ne synojmë t’i shkojmë deri në fund të turneut dhe atëherë po, që njerëzit do të vijnë të na shikojnë për të parë sa të zotë jemi”, e ka nisur fjalën e tij holandezi, duke dhuruar më pas edhe një deklaratë interesante, mbi numrin e fanellave të lojtarëve të tij.

NUMRAT – I pyetur si janë zgjedhur numrat e fanellave, Van Gal u përgjigj: “Numrat e fanellave i kam vendosur unë dhe e kam marrë këtë vendim në bazë të moshës së lojtarëve”, një fjali që u mor si shaka mes gazetarëve.

“Jo, nuk është shaka, unë jam gjithmonë serioz gjatë një konference për shtyp”, pohoi Van gal me gjithë seriozitetin e tij.

Por duke vëzhguar shpërndarjen e numrave, vërtet që portieri 39-vjeçar i Ajaksit, Remko Pasver, ka marrë numrin 1, por 2 do të jetë në shpinën e 21-vjeçarit Jurrien Timer.

Lojtarë të hershëm të kombëtares si Denzel Dumfris e Dalej Blind kanë marrë respektivisht 22-shin dhe 17-ën, ndërkohë që 21 është si zakonisht numri i Frenki de Jongut, lojtarit të Barcelonës që ka mbajtur këtë fanellë gjatë gjithë kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat