Crystal Palace në sulm për talentin e Flamengos

Futboll

Crystal Palace në sulm për talentin e Flamengos

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 11:20
Crystal Palace në sulm për talentin e Flamengos

Supertalenti i Flamengos, Matheus Franca, ka ndezur interesimin e disa klubeve të Premier Leagues.

18-vjeçari sezonin e kaluar hyri në ekipin e parë të Flamengos. Franca po tregon klas të lartë, dhe tashmë ai po ndiqet nga disa klube evropiane.

Crystal Palace sipas mediave britanike, është klubi që po insiston për talentin e klubit brazilian.

Krerët e skuadrës angleze, mësohet se janë duke përgatitur një ofertë joshëse qysh në muajin janar, edhe pse lojtari pak kohë më parë, ka nënshkruar kontratën e re me Flamengon.

Palace është i vetëdijshëm se për të transferuar brazilianin duhet të veprojë shpejtë pasi që ai po monitorohet edhe nga disa klube të mëdha evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat