Napoli në ndjekje të talentit shqiptar

Futboll

Napoli në ndjekje të talentit shqiptar

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 12:08
Napoli në ndjekje të talentit shqiptar

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, Napoli është në ndjekje të një talenti me origjinë shqiptare!

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, klubi nga Kampanja ka nisur kontaktet e para për të fituar shërbimet e Ardon Jasharit, i cili aktivizohet në radhët e Luzernës në Zvicër.

20-vjeçari është më shumë se ide për ekipin e Aurelio De Laurentisit, por media e njohur italiane raporton se duhet mposhtur konkurrenca e Volfsburgut, që e ndjek prej kohësh mesfushorin e qendrës.

Jashari ka dy pasaporta, atë të Maqedonisë së Veriut dhe të Zvicrës, ku është aktivizuar një ndeshje me U-21 dhe përfaqësuesen A gjithashtu 1 sfidë.

Ardon Jashari, aktualisht në Superligën e Zvicrës me fanellën e Luzernës është aktivizuar në 15 ndeshje ku ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës, por duke dhuruar 4 asiste për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat