Infantino pa konkurencë

Futboll

Infantino pa konkurencë

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 16:26
Infantino pa konkurencë

Xhiani Infantino, do të mbetet president i FIFA-s për katër vitet e ardhshme. Kjo u bë e qartë pasi sot Federata Botërore e Futbollit njoftoi se vetëm një kandidat ka paraqitur kandidaturën për zgjedhjet e ardhshme, pra vetëm Infantino.

Siç pritej, Infantino nuk do të ketë fare konkurrencë pasi ka siguruar mbështetjen e një numri të madh federatash, ndaj zgjedhja do të jetë vetëm me aklamacion.

Kongresi i FIFA-s është caktuar për 16 mars 2023 dhe për Infantinon ky do të jetë mandati i tretë presidencial në FIFA, ku erdhi pas largimit të Sep Blater në vitin 2016.

Interesant është fakti se disa ditë më parë Federata Gjermane e Futbollit njoftoi se nuk do të mbështesë Infantinon, sepse nuk është e kënaqur me pikëpamjet dhe avokimin e tij në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe tema të tjera të ndjeshme. Gjermanët ishin të vetëdijshëm se Infantino kishte vota të mjaftueshme, por në këtë mënyrë shprehën pakënaqësinë e tyre për drejtimin e tij në FIFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat