Kosova U19 mposhtet nga Ukraina

Futboll

Kosova U19 mposhtet nga Ukraina

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 ka zhvilluar sot përballjen kundër Ukrainës, nga e cila u mposht me rezultat minimal 1:0.

Ndeshja e sotme ishte e vlefshme për xhiron e parë të Grupit 3 të fazës së “Main Round” për kualifikimet drejt Kampionatit Evropian 2023.

“Dardanët” ishin tejet të pafat pasi që futbollistët ukrainas e shënuan golin e fitores në çastet e fundit të ndeshjes, respektivisht në minutën e 5’ të lojës shtesë.

Ukraina ishte më e rrezikshme gjatë pjesës së dytë, por që “Dardanët” e rinj treguan paraqitje solide duke mos lejuar shumë hapësira ukrainasve për ta gjetur golin.

Ndeshja e radhës për Kombëtaren e Kosovës në grupmoshat U19 do të jetë këtë të diele, ku do të përballet me Suedinë nga ora 18:30 në stadiumin “NYA Parken Norrkoping”.

“Humbja në çastet e fundit është e dhimbshme, por ky është futbolli. Kemi qenë të vetëdijshëm se Ukraina është një kundërshtar i fortë. I përgëzoj djemtë për një angazhim maksimal, disiplinë dhe karakter të fortë. Ne nuk do të dorëzohemi në asnjë mënyrë. I kemi edhe dy ndeshje dhe do të kërkojmë më të mirën e mundshme. Është e qartë se kërkohet fitore dhe ne synojmë të fitojmë ndonëse nuk është aspak e lehtë”, tha pas ndeshjes trajneri i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi.

Ukraina U19 1:0 Kosova U19 (golashënues Yamoliuk, minuta e 90+5’)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat