Barcelona e projekton Patinon si mesfushorin e të ardhmes

Futboll

Barcelona e projekton Patinon si mesfushorin e të ardhmes

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 22:25
Patinon

Barcelona e ka projektuar të riun e Arsenalit, Charlie Patino, si lojtarin kryesor në mesfushë në të ardhmen e afërt.

Nëntëmbëdhjetë vjeçari ka lënë përshtypje pozitive si i huazuar te Arsenal nga Blackpool këtë sezon dhe vlera e tij po rritet. 

Sipas "Calciomercato", Barça po mendon ta blejë atë si lojtar të lirë kur kontrata e tij të përfundojë verën e ardhshme.

Futbollisti deri më tani ka përfaqësuar Anglinë vetëm në nivelin e të rinjve, por Spanja ka bërë përpjekje për t'ia ndryshuar mendjen pasi është i biri i një spanjolli dhe ka pasaportë spanjolle. 

Patino ka shënuar në debutimin e tij me Arsenalin në ndeshjen 5-1 të Carabao Cup kundër Sunderlandit. 

Siç merret vesh edhe klube të tjera, pos Barcelonës, janë të interesuara për të njëjtin futbollist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat