Media prestigjoze në Itali i referohet Armand Dukës

Futboll

Media prestigjoze në Itali i referohet Armand Dukës

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 14:06
Media prestigjoze në Itali i referohet Armand Dukës

Ku do të kalojë Armando Broja? Shumë diskutime ka për sulmuesin shqiptar që ka pasur hapësira te Chelsea gjatë kësaj periudhe, por pak herë e ka nisur si titullar.

Kjo po e dëmton lojtarin që i ka ikur nuhatja me portën, teksa më herët ishte pika e tij më e fortë. “Tuttosport” ka shkruar një artikull së fundmi, që hapet me titullin:

“Në Shqipëri po bëjnë tifo që Broja të kalojë te Milani”. Më së shumti i referohet fjalët te kreut të FSHF, Armand Duka, i cili u shpreh se edhe për shkakun se është tifoz i Milanit, e kërkon lojtarin e Kombëtares te kuqezinjtë.

Sigurisht, jo vetëm Duka, por edhe shumë shqiptarë të tjerë do ta donin këtë lojtar te ekipi i Piolit duke parë mbështetjen e madhe që ka kjo skuadër në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat