Që në ditën e dytë të Kampionatit Botëror zhvillohen ndeshje tejet interesante

Futboll

Që në ditën e dytë të Kampionatit Botëror zhvillohen ndeshje tejet interesante

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 15:36
Që në ditën e dytë të Kampionatit Botëror zhvillohen ndeshje tejet interesante

Pritjes së gjatë i erdhi fundi, të dielën fillon Kampionati Botëror “Katar 2022”. 

Ndeshja e parë e të dielës zhvillohet ndërmjet organizatorit të Kampionatit Botëror, Katarit, që luan ndaj Ekuadorit, shkruan Gazeta Olle.

Kjo përballje zhvillohet në kuadër të Grupit A, me fillim nga ora 17:00.

Kjo është ndeshja e vetme që zhvillohet të dielën, ndërsa nga e hëna pritet të fillojë spektakli i shumë pritur, ku në orar janë tre duele interesante.

Dita fillon nga ora 14:00 me ndeshjen e Grupit B ndërmjet Anglisë dhe Iranit. Pdyshim se anglezët cilësohen si favoritë, por përballja e parë në Kampionat Botëror gjithmonë mund të jetë e paparashikueshme.

Ndeshja e dytë e ditës së hënë sjell përballjen e Grupit A, ndërmjet Senegalit dhe Holandës, duel ky që pritet me interesim të madh pasi dy kombëtaret cilësohen si favorit për t’i kaluar grupet.

Ndërsa në mbrëmje, me fillim nga ora 20:00, ShBA-të luajnë ndaj Uellsit.

Ndeshje kjo tejet e vlefshme për të dy kombëtaret pasi një fitore eventuale do ta bënte më të lehtë kalimin tutje, duke pasur parasysh që përball në grup kanë Anglinë favorite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat