Shiriti i kapitenit te Anglia nuk e ndalon të thotë të vërtetën

Futboll

Shiriti i kapitenit te Anglia nuk e ndalon të thotë të vërtetën

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 18:27
Shiriti i kapitenit te Anglia nuk e ndalon të thotë të vërtetën

Me afrimin e Kupës së Botës në Katar, komentet po shtohen. Ndërsa disa janë duke pritur me entuziazëm për shfaqjen më të madhe të futbollit, të tjerë mendojnë se Botërori i këtij viti do të jetë një dështim i vërtetë dhe nuk kanë ndërmend ta shikojnë.

Më e forta në deklarata të tilla ishte ajo e ardhur nga Leah Williamson, një nga futbollistet më të mira angleze dhe kapitene e Kombëtares.

Williamson beson se kampionati në Katar është një dështim total dhe nuk shkakton emocione dhe eufori.

“Është turp që një ngjarje si kjo shkoi në një vend që jeton nën hijen e elitës në pushtet dhe ku ata përpiqen të imponojnë ligjet e tyre.

Të jem e sinqertë, nuk e kam idenë se si e kanë arritur organizimin e kampionatit. Jam e zhgënjyer sepse jam rritur me Kampionatin Botëror.

Mezi prisje verën, shoqërinë, mbledhjet, ndeshjet dhe shiko tani, fatkeqësia”, tha Williamson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat