Polaku çuditet me pyetjen

Futboll

Polaku çuditet me pyetjen

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 23:20
Lewandowski

Robert Lewandowski ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin e Polonisë.

Kapiteni i Kombëtares polake i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Doha në lidhje me Kupën e Botës që do të ngrejë siparin në datën 20. Gjatë konferencës ka pasur edhe një moment të sikletshëm.

Një gazetar argjentinas ka pyetur Levandovskin nëse do t’i jepte dorën Mesit përpara ndeshjes mes Argjentinës dhe Polonisë.

“Nuk e kuptoj saktësisht pyetjen tuaj”, është përgjigjur i çuditur Levandovski. Më tej gazetari ka vijuar: “Nëse do të bësh sikur gjithçka është mirë mes teje dhe Mesit pas asaj që ke thënë për Topin e Artë”?

“Përse të mos i jap dorën? Mes meje dhe Mesit është gjithçka në rregull. Nuk kam asgjë me të. Kurrë nuk kam pasur. Përse?”, ka pyetur kapiteni i Polonisë.

Ndërkohë shkëmbimet e fjalëve kanë vazhduar, teksa gazetari saktëson se Levandovski ishte shprehur se: “Mesi tha se e meritoja Topin e Artë, por nuk kishte votuar për mua“. Një deklaratë që është hedhur poshtë nga polaku.

“Kur dhe ku e kam thënë këtë? Nuk më kujtohet të kem thënë diçka të tillë. Ndoshta e ke parë në ‘Instagram‘ dhe ke menduar se e kam thënë unë. Por nuk kam qenë unë“, ka përfunduar Robert Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat