E fundit, Maddison pritet t’i mungojë Anglisë kundër Iranit

Futboll

E fundit, Maddison pritet t’i mungojë Anglisë kundër Iranit

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 14:24
James Maddison

James Maddison si duket nuk ka gjasa të jetë i gatshëm për ndeshjen hapëse të Anglisë në Kupën e Botës kundër Iranit, raporton “90min”.

Mesfushori pësoi një lëndim në muskul në fitoren e Leicesterit ndaj West Hamit në ndeshjen e tij të fundit me klubin anglez para pushimit për Kupën e Botës.

Maddison dhe Leicester këmbëngulën se lëndimi nuk ishte serioz, por që nga mbërritja në Katar, 25-vjeçari nuk ka qenë në gjendje të stërvitet.

Pas mbërritjes, Maddison deklaroi se nuk kishte shqetësime serioze për lëndimin, duke këmbëngulur:

"Ne kemi bërë skanimin, ishte një skanim i mirë, nuk kishte ndonjë problem të madh. Më duhet të bëj pak punë për të arritur shpejtësinë me fizioterapi, nuk duhet të ketë asnjë shqetësim. Unë shpresoj se do të jem mirë".

Anglia ka kohë deri të dielën, 24 orë para ndeshjes së tyre të parë, për të vendosur nëse duan të thërrasin një zëvendësues në vend të Maddison.

Nëse Maddison largohet, alternativat më të mundshme do të ishin Ruben Loftus-Cheek i Chelseat dhe James Ward-Prowse i Southampton, të cilët të dy u is pranë skuadrës prej 26 lojtarësh të Gareth Southgate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat