Selektori i Gjermanisë flet para startit të Botërorit

Futboll

Selektori i Gjermanisë flet para startit të Botërorit

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 11:14
Selektori i Gjermanisë

Situata në kampin e “Pancerave” vazh don të ruajë trajtën e karakterit identifikues, qetësinë vrastare. Edhe pse ata shikohen shumë larg pretendentëve nga syri i jashtëm, nuk e ka penguar Hansi Flikun të shprehej se do të surprizonin të gjithë. Së fundmi 57-vjeçari ka rrëfyer një pjesë tjetër në lidhje me përfaqësuesen. Më saktë lidhjet e vjetra profesional, aty ku Jakim Lëv mbante “kurorën” e protagonistit të 2014-ës.

Flik dhe Lëv kanë punuar së bashku me Gjermaninë në dy Botërorë, saktësisht në 2010-ën dhe të 2014-ën, ku arritën të triumfonin në mitikun e “Marakana”.

Hansin në faqen zyrtare të Federatës Gjermane është shprehur se ai ende vazhdon të mbajë lidhje të ngushta me Joakim: “Drekat dhe telefonatat janë pjesë e përjavshme e menusë së komunikimit tim me Lëv. Sigurisht që aspekti taktik nuk mund të mungojë në të.

Më duhet ta pranojë se më ka këshilluar përpara nisjes në Katar mbi dy drejtime shumë të rëndësishme, pasi përvoja në momente të tilla është decizive. Spektri psikologjik dhe taktik.

Të jesh i qetë në një kompeticion të tillë duket më shumë si çmenduri, por nëse e arrin ke fituar luftën më të rëndësishme me veten, pasi loja mund të sjellë skenarë nga më të ndryshmit dhe ruajtja e përqendrimit kthehen në prioritet, pa anashkaluar faktin se je në rolin e timonierit dhe do të duhet të kujdesesh për ekuipazhin nëse dëshiron të arrish në destinacion, triumfin. Elementi tjetër është më i thellë në aspektin profesional, skemat e aplikuara.

Ndonjëherë takimet të japin përshtypjen sikur nuk do të përfundojnë kurrë, ndërsa në raste të tjera kalojnë pa u pikasur dhe në fund mund të zhgënjehesh nga ajo që prisje. Botërori nuk i jep mundësi kujtdo për të qenë pjesëmarrës, kjo do të thotë se çdo duel duhet parë si finale. Besoj se fola shumë në lidhje me bisedat e realizuara me Joakim”, citonte “Bundestrajner”, i cilësuar nga media gjermane.

Përtej kësaj, duhet cituar se në përfaqësuesen e dytë më të suksesshme në kompeticionin në fjalë, janë rikthyer në stërvitje dy nga lojtarët më me peshë në repartin e mbrojtjes dhe të mesfushës, fjala është për Antonio Rydiger dhe Tomas Myler, pas disa shqetësimeve të vogla ditët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat