Liverpool, presidenti konfirmon: Klubi në shitje por…

Futboll

Liverpool, presidenti konfirmon: Klubi në shitje por…

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 20:03
Liverpool

“Ne po shqyrtojmë transferimin e klubit, por nuk ka asnjë urgjencë, asnjë afat kohor për ne, dhe për sa më përket mua, është punë si zakonisht”. Kështu Tom Werner, presidenti i Liverpool-it, është hapur për herë të parë publikisht për shitjen e klubit anglez.

I intervistuar nga Boston Globe, presidenti gjithashtu i Fenway Sports Group (kompania që zotëron Liverpool dhe në të cilën ka investuar edhe RedBird, pronarët e rinj të AC Milan) dhe aksioneri i dytë i tij, foli për situatën e klubit, megjithëse në kushtet e kohës.

“Rezultat i kësaj situate mund të jetë vazhdimi i administrimit tonë për mjaft kohë.” Sam Kennedy, partner në FSG, shtoi: “Ka pasur shumë interes nga një numër partnerësh të mundshëm që po mendojnë të investojnë në klub.” Aktualisht janë dy hipoteza në tavolinë!

Shitja e plotë e klubit dhe shitja e një aksioni te një partner i pakicës. Sipas Kennedy, megjithatë, situata mund të jetë gjithashtu ajo e një përzierjeje, me një partner fillimisht pakicë, i cili më pas do të ngrihet për të marrë kontrollin e klubit. “Është fillimi në drejtim të eksplorimit të mundësive të investimeve të mundshme në Liverpool”, shtoi Kennedy.

Fenway Sports Group bleu Liverpool-in për 493 milionë dollarë në vitin 2010. Vjeshtën e kaluar, Forbes vlerësoi se ekskluziviteti ishte 4.45 miliardë dollarë, duke e bërë atë ekskluzivitetin e 22-të më të vlefshëm sportiv në botë, më i lartë se Boston Red Sox i MLB, gjithashtu në pronësi të FSG dhe renditet në vendin e 30 me një vlerësim prej 3.9 miliardë dollarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat