ShBA dhe Uellsi ndahen baras

Futboll

ShBA dhe Uellsi ndahen baras

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 22:04
Gareth Bale

Ka regjistruar edhe barazimi i parë në një ndeshje të Kampionatit Botëror 2022.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uellsi janë ndarë baras 1-1 në ndeshjen e Grupit B të këtij kompeticioni.

Nga një gol u shënua në secilën pjesë. ShBA-të kaluan në epërsi në minutën 36’ dhe realizues ishte Weah.

Kur po mendohej se tre pikët e plota do t’i takonin ShBA-ve, në skenë doli sulmuesi Gareth Bale i cili barazoi rezultatin tetë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Pas ndeshjeve të para, grupin B e kryeson Anglia me tre pikë, e pasuar nga ShBA dhe Uellsi me nga një pikë si dhe e fundit është Irani pa pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat