Një ish-kampion bote e sheh Brazilin triumfues për herë të gjashtë

Futboll

Një ish-kampion bote e sheh Brazilin triumfues për herë të gjashtë

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 11:51
Një ish-kampion bote e sheh Brazilin triumfues për herë të gjashtë

Gilberto Aparecido da Silva u shpall kampion bote me “Seleçaon” në vitin 2002 në Kore dhe Japoni. 20 vite më pas, ish-futbollisti mes të tjerave i Arsenalit, Panathinaikosit dhe Atletico Mineiros beson se nën drejtimin e Tite Brazili mund të fitojë Botërorin e gjashtë.

“Kam besim se Brazili do të fitojë sërish, megjithëse ka shumë rivalë. Spanja është një ekip kampion si Argjentina, Franca, Gjermania… e shumë të tjera”, ka rrëfyer ai për MARCA-n.

Gilberto analizon performancat e dy “yjeve” të Realit, për të cilët thotë:

“Nuk jam befasuar nga ajo që Vinicius dhe Rodrygo po bëjnë te Reali i Madridit. Ata po bëhen gjithnjë e më të mirë, më të pjekur, më të fortë, mendoj se në vitet e ardhshme do të luftojnë për “Topin e Artë”.

Braziliani nuk i është shmangur pyetjes për ndërhyrjet që pësojnë vazhdimisht “Vini” dhe Neymar dhe kritikat që marrin herë pas here nga bashkëlojtarët e tyre.

“Ajo që nuk është normale është se njerëzit duan t’i godasin gjatë gjithë kohës. Ndonjëherë edhe i shajnë. Nuk është korrekte për futbollistët. Ata me cilësinë e tyre thjesht argëtohen duke luajtur futboll. Kundërshtarët duhet të përgatiten për t’u përballur me ta dhe nëse në një moment ata goditen, është normale. E rëndësishme është që gjyqtarët të jenë të përgatitur për të mos e lënë të shkojë deri në atë pikë sa të dëmtohen".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat