Nisin seleksionimet për grupmoshat U-11, U-12 & U-13 në Tiranë e Durrës

Futboll

Nisin seleksionimet për grupmoshat U-11, U-12 & U-13 në Tiranë e Durrës

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 12:00
Nisin seleksionimet për grupmoshat U-11, U-12 & U-13 në Tiranë e Durrës

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur seleksionimet me futbollistët e rinj të grupmoshave U-11, U-12 dhe U-13. Seleksionimet që nisën këtë të hënë në Tiranë e Durrës me lojtarët e vitlindjes 2009, do të vijojnë përgjatë gjithë javës e deri më 30 nëntor në të gjithë Shqipërinë.

Futbollistët e këtyre grupmoshave do të vëzhgohen nga afër nga trajnerët e ekipeve kombëtare dhe do të kenë mundësi të tregojnë cilësitë e tyre përmes ndeshjeve testuese, me 2 pjesë, nga 20 minuta secila pjesë. Qëllimi i këtyre seleksionimeve është të evidentohen që në bazë talentet e rinj, të cilët janë edhe pjesë e kampionateve të organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në seleksionimin e bërë sot në Tiranë ishin të pranishëm 122 futbollistë të vitlindjes 2009, ndërsa në Durrës u paraqitën 62 futbollistë të kësaj grumpmoshe, teksa janë monituruar nga afër nga të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare. Seleksionimet do të vijojnë sërish nesër në Tiranë e Durrës me lojtarët e vitlindjes 2010, si edhe të mërkurën me futbollistët e vitlindjes 2011.

Ndërkaq, të enjten dhe të premten trajnerët e ekipeve kombëtare do të vijojnë me seleksionimet me lojtarët e këtyre grupmoshave në Gjirokastër dhe Fier. Javën e ardhshme, të hënën, të martën e të mërkurën, seleksionimet do të vijojnë edhe në Shkodër, Lezhë, Korçë e Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat