Djali i Maradonës: Mesi nuk mund të krahasohet me babain tim!

Futboll

Djali i Maradonës: Mesi nuk mund të krahasohet me babain tim!

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 10:54
Djali i Maradonës: Mesi nuk mund të krahasohet me babain tim!

Humbja e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite në Botërorin e Katarit ka surprizuar këdo. Pas shumë reagimeve nga bota e futbollit, në “Radio Marte” në Itali foli edhe djali i Diego Armando Maradonës, Diego Junior.

Ai u shpreh se ndjehej i shkatërruar nga kjo situatë, por futbolli është i tillë dhe se mund të humbësh ndaj kundërshtarëve më të dobët.

“Krahasimi mes Mesit dhe babait tim bëhet nga ata që nuk shohin dhe nuk e kuptojnë futbollin. Po flasim për dy jashtëtokësorë të ndryshëm, por nuk dua ta vendos në kryq Lionelin. Jam i shkatërruar nga kjo disfatë.

E kam të vështirë të besoj se e gjithë kjo ndodhi me të vërtetë. Humbja përballë Arabisë Saudite është një çmenduri. Ata ishin shumë të frikësuar. Futbolli është i tillë. Ndonjëherë ndodh që humb edhe kundër kundërshtarëve shumë më të dobët”, deklaroi djali i legjendës më të madhe të futbollit argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat