Zyrtarizohet marrëveshja e re

Futboll

Zyrtarizohet marrëveshja e re

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 11:33
Zyrtarizohet marrëveshja e re

Pep Guardiola, trajner i Manchester City-t deri në vitin 2025. Ka qenë vetë klubi anglez ai që ka zyrtarizuar zgjatjen me dy vite të tjera të kontratës së teknikut spanjoll, me aktuale që përfundonte në qershor 2023.

Përvoja e deritanishme e Guardiolës te Manchester City konsiderohet mjaft e suksesshme. Deri më tani ka fituar 11 trofe të rëndësishëm, duke përfshirë katër nga pesë titujt e fundit të Premier League.

Në të gjitha garat, ai ka fituar 271 nga 374 ndeshjet që ka drejtuar, pra ka pasur sukses të plotë në 72.4% të tyre. City ka shënuar 921 gola gjatë kësaj periudhe, me një mesatare prej 2.46 gola për ndeshje.

Guardiola, me 374 ndeshje në krye të “Cityzens”, është i dyti në këtë aspekt pas Les McDowall, i cili qëndroi në stolin e City-t në 587 ndeshje (1950-1963).

“Jam shumë i kënaqur që do të qëndroj te Manchester City edhe për dy vite të tjera. I falënderoj të gjithë në klub që më besuan. Jam i lumtur dhe ndihem këtu. Kam gjithçka që më nevojitet për ta bërë punën time sa më mirë.

Unë e di se kapitulli tjetër i këtij klubi do të jetë i mrekullueshëm për dekadën e ardhshme. Kjo ka ndodhur gjatë dhjetë viteve të fundit dhe do të ndodhë në dhjetë vitet e ardhshme, sepse ky klub është shumë i qëndrueshëm.

Unë kam besim se mund të arrijmë më shumë së bashku dhe kjo është arsyeja pse unë dua të qëndroj dhe të vazhdoj të luftoj për trofe,” – deklaroi Pep për faqe ne klubit pas zyrtarizimit të marrëveshjes së re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat