Baggio: Ende s’e kam tejkaluar humbjen...

Futboll

Baggio: Ende s’e kam tejkaluar humbjen...

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 11:35
Baggio: Ende s’e kam tejkaluar humbjen...

Roberto Baggio ka shikuar prapa në finalen e Botërorit të vitit 1994 të Italisë kundër Brazilit, e cila përfundoi me një top të gjuajtur lartë në qiell. “Kisha mijëra mundësi për ta humbur një penallti, kjo nuk është dashur të humbet”.

Legjenda kishte qenë njëri prej protagonistëve kryesor që Azzurri shkoi në finale në SHBA dhe ishte i fundit që do ta ekzekutonte penalltinë në Pasadena.

Me një rrip të rëndë në këmbë për shkak të një lëndimi dhe pas 120 minutave lojë në një nxehtësi ekstreme, ai goditi por topi shkoi shumë lart mbi shtyllë.

“Nuk do ta harrojë kurrë. Ishte një ëndërr fëmijërie që po bëhej realitet dhe pastaj përfundoi në mënyrë më absurde të mundshme dhe kurrë nuk do ta harroj”, tha ai për  Il Divin Codino të SkyTG24.

Ai e dinë që tifozët e Italisë e kanë kuptuar atë për atë gabim dhe e kupton situatën.

“Njerëzit gjithmonë kanë treguar dashuri për mua, e kanë kuptuar vuajtjen time, por unë kërkoj më shumë nga vetja. Kisha mundësi të humbja mijëra penallti në karrierën time, por atë nuk është dashur ta humbasë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat