Teuta zyrtarizon pasuesin e Shkëmbit

Futboll

Teuta zyrtarizon pasuesin e Shkëmbit

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 12:28
Teuta zyrtarizon pasuesin e Shkëmbit

Edi Martini zyrtarisht në stolin e Teutës. Klubi bregdetar, me anë të një postimi në kanalet zyrtare, ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me trajneri shkodran, që nis kështu përvojën e tretë te “Djemtë e Detit”.

Fillimisht e ka drejtuar në sezonin 2010-2011, më pas nga në periudhën 2019-2022, që kulmoi me rikthimin e skuadrës te titulli kampion pas thuajse tri dekadash.

Edi Martini merr vendin e lënë bosh nga Bledi Shkëmbi, i cili u largua nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta.

Në drejtimin e Shkëmbit, Teuta në 14 ndeshje në këtë sezon ka grumbulluar vetëm 8 pikë, duke u pozicionuar në vendin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat