Flick me “dhimbje koke”

Futboll

Flick me “dhimbje koke”

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 12:40
Flick me “dhimbje koke”

Fryma pozitive që ka filluar të pushtojë kampin stërvitor të “Pancerave”, në rikthimin e trofeut në tokën gjermane pas 2014-ës ka marrë një tjetër udhë pas njoftimit nga federata vendëse se Leroi Sane ka pësuar dëmtim në gju dhe nuk do të ketë mundësi të japë kontributin në përballjen e sotme me Japoninë.

Madje Flik në konferencën për shtyp u shpreh se dëshira e tij është ta shikojë në fushë të dielën ndaj Spanjës së Enrikes, aty ku ndihma e tij do të jetë më e rëndësishme se kurrë në lidhje me verdiktet finale se kush do të mbajë rolin e liderit në Grupin E, e analizuar në letër, pasi fusha ende nuk e ka thënë fjalën e saj.

Leroi duket se ka filluar “marrëdhëniet” e vjetra me lëndimet, sidomos në një periudhë aspak të këndshme, jo vetëm për të, por të gjithë kombin gjerman, pasi shpresat tek aftësitë e anësorit 26- vjeçar janë kyçe.

Sikur të mos mjaftonte dëmtimi i papritur i Sanesë, lajmet me ngjyrim negativ kanën filluar të përhapen në “xhunglën” e Flikut.

Tomas Myler erdhi me probleme te kombëtarja, probleme të cilat po e ndjekin edhe në procesin riaftësues. Hansi nuk dha informacion të qartë nëse Tomas do ta nisë sfidën e sotme nga stoli, titullar apo në tribunë.

57- vjeçari do të pohonte se: “Myler po praktikohet dhe ka dhënë shenja pozitive, shpresojmë të vazhdojë kështu edhe në seancat e radhës”, citonte Hansi.

Myler gëzon status “lideri” te “Pancerat” dhe një mungesë e mundshme që në start do të thotë shumë për ta, jo vetëm në planin organizativ, por edhe motivues ndaj të tijve.

Mungesat në fjalë nuk janë “gurë” të lehtë për t’u zëvendësuar në fushëbetejën e Botërorit, edhe pse korrespondon me takimin e parë.

Mbetet të shikohet nëse stafi mjekësor do të ndezë dritën jeshile për 33-vjeçarin apo rikthimi kërkon më tepër kohë në dispozicion e kur rrugëtimi sapo ka nisur dhe një përshpejtim mund të ndërlikojë akoma më keq gjendjen e “plakushit” nga Mynihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat