Drita - Liria, dy gola të shënuara në pjesën e parë

Futboll

Drita - Liria, dy gola të shënuara në pjesën e parë

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 12:59
Drita - Liria, dy gola të shënuara në pjesën e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Drita – Liria, e vlefshme për 1/16 e finales së Kupës së Kosovë.

45 minutat e para kanë përfunduar me barazimi 1-1, në duelin që po zhvillohet në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan Gazeta Olle.

Kjo po del të jetë një ndeshje më e vështirë se ç’pritej për bardhekaltrit.

Fillimisht ishin prizrenasit që kaluan në epërsi në minutën e 24-të me anë të Tijueza.

Ndërsa goli i barazimit erdhi nga Marko Simonovski në minutën e 32-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat