Rodri: Dimë pak për Kosta Rikën

Futboll

Rodri: Dimë pak për Kosta Rikën

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 15:42
Rodri: Dimë pak për Kosta Rikën

Kur na ndajnë vetëm disa orë nga ndeshja mes Spanjës dhe Kosta Rikës, mesfushori spanjoll Rodri foli për “La Gazzetta dello Sport”, duke vënë në fokus kundërshtarin e parë të këtij Botërori.

“Ne dimë pak për ta, por nisemi me një parim të rëndësishëm: luajmë njësoj. Në grup kemi tre skuadra nga tre kontinente të ndryshme Kosta Rika, Gjermania dhe Japonia.

Është një test i madh për ne. Gjëja në të cilën fokusohemi më shumë është se si të sulmojmë secilin kundërshtar, sepse ideja jonë për futbollin është e qartë.

Ai ndryshon vetëm mënyrën se si mund t’i përshtatet më së miri rivalit, sepse Gjermania, Kosta Rika dhe Japonia mbrohen me armë të ndryshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat