Superkupa e Italisë më 18 janar

Futboll

Superkupa e Italisë më 18 janar

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 22:02
Superkupa e Italisë më 18 janar

SuperSport do të sjellë për të gjithë abonentët e saj Superkupën e Italisë, Milan-Inter, me takimin që do të luhet më 18 janar, në orën 20:00.

Takimi do të luhet në Arabinë Saudite, në Riadh në stadiumin “King Fahd Stadium” dhe ky është edicioni 35-të i këtij trofeu.

Kampionët e Italisë, Milan do të kërkojnë trofeun e 8-të në finalen e 12-të në histori, ndërsa fituesit e Kupës së Italisë, Inter do të luajnë finalen e 11-të dhe do të kërkojnë trofeun e 7-të në histori.

“Kuqezinjtë” luajtën për herë të fundit në finale në vitin 2018, por u mundën nga Juventusi, ndërsa për herë të fundit kanë triumfuar në 2016 kundrejt “Zonjës së Vjetër”.

Në krahun tjetër, “zikaltërit” janë kampionët në fuqi, pasi në edicionin e vitit 2021 triumfuan ndaj Juventus.

Milan dhe Inter, ose  “Derby della Madonnina” rikthehet në finalen e Superkupës së Italisë pas sezonit 2011.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat