Spanja, “tiki-taka” dhe 7 gola për të larguar “mallkimin” dhe për rekorde

Futboll

Spanja, “tiki-taka” dhe 7 gola për të larguar “mallkimin” dhe për rekorde

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 11:10
Spanja

Përfaqësuesja spanjolle “shkatërroi” Kosta Rika-n me rezultatin e thellë 7-0 në ndeshjen e parë të Grupit E.

Kështu, Spanja largon “mallkimin” e ndeshjeve të para, pasi për herë të parë që nga 2006 dhe për herë të pestë nga 16 prezencat në një Kupë Botë, “La Roja” siguroi maksimumin në premierën e Botërorit.

Më parë Spanja kishte fituar në ndeshjen hapëse ndaj Brazilit në 1934, SHBA 1950, Sllovenisë në 2002 dhe Ukrainës 2006.

Gjithashtu, Gavi u bë lojtari i parë më i ri i spanjollëve që shënon në një Kupë Bote dhe i dyti në histori pas brazilianit Pele.

Spanja, shënoi tre gola në pjesën e parë pas afro 9 dekadash, nga 27 maji i vitit 1934 ndaj Brazilit. Kjo ishte ndeshja e 64-të në Botëror.

Rekord është edhe fakti që, Spanja për herë të parë shënon 7 gola në një ndeshje.
Në fund, por jo pa rëndësi, fakti se, që nga viti 1966, Spanja kompletoi më shumë pasime se çdo përfaqësuese tjetër me 537 pasime të suksesshme në fraksionin e parë, duke thyer rekordin e Gjermanisë me më shumë se 100 pasime.

Suksesi ndaj Kosta Rika-s rrit ndjeshëm kreditet e spanjollëve të cilët tani mendojnë për ndeshjen e dytë, klasiken përballë Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat