Araujo “mollë sherri” mes Barçës dhe Uruguait

Futboll

Araujo “mollë sherri” mes Barçës dhe Uruguait

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 11:50
Araujo

Barcelona vazhdon të monitorojë situatën e Ronald Araujo.

Mbrojtësi i katalanasve, i thirrur nga Diego Alonso për Kupën e Botës në Katar, nuk është 100% në formë dhe vetë trajneri pranoi se ai ka punuar i veçuar përpara debutimit të Uruguait kundër Koresë së Jugut.

Sipas raportimeve nga Spanja marrëdhëniet mes klubit spanjoll dhe kombëtares së Uurguait janë të tensionuara.

Drejtuesit e kësaj përfaqësuese dyshohet se kanë refuzuar të nënshkruajnë dokumentin e dërguar nga Barcelona, që kërkonte që Araujo të mos merrte pjesë në ndeshjet e para të Kupës së Botës.

Prandaj, institucioni katalanas po merr në konsideratë mundësinë e paraqitjes së një ankese zyrtare te FIFA, nëse ai do të dalë në fushë më herët se sa ishte rënë dakord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat