Santos: E papranueshme

Futboll

Santos: E papranueshme

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 11:20
Santos: E papranueshme

Portugalia e nisi me fitore Botërorin, pasi mundi 3-2 Ganën. Potugezët nuk e patën shumë të lehtë, ndërkohë që trajneri Fernando Santos ka rezerva për mënyrën sesi skuadra e tij i pësoi golat.

Në analizën e tij pas ndeshjes, Santos fillimisht deklaroi: “Rezultati 3-2 nuk ka kuptim. Pjesën e parë rivali Gana ishte shumë e organizuar, pasi luante në bllok dhe ishin të shkurtër në fushë,

Ata nuk na rrezikuan pjesën e parë, por ne duhet ta hidhnim topin në hapësirat boshe dhe nuk e bëmë. Pas 20 minutave të para ndryshuam”.

Santos vijoi me deklaratën e tij, duke shtuar: “Pjesa e dytë ishte më e mirë, arritën të shënonim tre gola ne portën e Ganës. Më pas pësuam dy gola nga hiçi, çka është e papranueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat