Avokati i talentit holandez: Doli nga burgu

Futboll

Avokati i talentit holandez: Doli nga burgu

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 12:09
Avokati i talentit holandez: Doli nga burgu

Sander Janssen, avokati i sulmuesit Mohamed Ihattaren (do të kthehet tek Juventusi pas huazimit tek Ajax), dha informacione të reja mbi arrestimit të klientit të tij për kërcënime, duke dhënë gjithashtu indikacione të reja për të ardhmen e holandezit:

“Është një rast që ka ndodhur kohë më parë. Ende po hetohet nga policia, por Mohamedi është liruar. Do të konsultohemi me prokurorin për zgjidhjen e mëtejshme të çështjes.

Ai do të kthehet sa më shpejt në Itali dhe do të rifillojë stërvitjen atje.

Shpreson që t’i jepet qetësia dhe mundësia për t’u përqendruar 100% në atë që ka rëndësi për të, që është futbolli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat