Drejtori sportiv i FC Prishtina i shuan spekulimet: Prishtina nuk ka menduar asnjëherë që ta zëvendësojë Ismet Munishin

Futboll

Drejtori sportiv i FC Prishtina i shuan spekulimet: Prishtina nuk ka menduar asnjëherë që ta zëvendësojë Ismet Munishin

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 17:23
Drejtori sportiv i FC Prishtina i shuan spekulimet

Media të ndryshme të shkruar ditët e fundit kanë spekuluar lajme rreth klubit të FC Prishtinës në lidhje me të ardhmen e trajnerit Ismet Munishi.

Media "Shqip" e ka kontaktuar drejtorin sportiv të klubit më të madh në vend, Driton Krasniqi për ta sqaruar çështjen në fjalë.

Krasniqi ka thënë se FC Prishtina është shumë e kënaqur me punën e bërë nga shtabi teknik në krye me Ismet Munishin.

“Ne jemi shumë të kënaqur me punën e trajnerit Ismet Munishi dhe shtabit teknik.

Në asnjë moment nuk kemi menduar për zëvendësim të trajnerit dhe nuk kemi biseduar me asnjë trajner pasi që e kemi trajnerin Munishi me të cilin jemi shumë të kënaqur.

Dihet se në javën e fundit kemi kaluar nëpër krizë të rezultateve e mendoj se çdo klub ka kaluar e do të kaloj nëpër kriza të tilla.

Skuadra jonë po e vazhdon punën në qetësi dhe besojmë fuqishëm se së shpejti do t’u rikthehemi rezultateve pozitive”, ka thënë Driton Krasniqi të premten.

Prishtina pas 16-të ndeshjeve të zhvilluara ndodhet në pozitën e katërt me 23 pikë të grumbulluara.

Ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Trepçës ’89 të dielën në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Stinorin vjeshtor e përmbyll me ndeshjen ndaj Ballkanit, e cila zhvillohet më 11 dhjetor në Suharekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat