Mashtrimi në Vietnam, 40 mijë vetë shohin...

Futboll

Mashtrimi në Vietnam, 40 mijë vetë shohin...

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 12:47
Mashtrimi në Vietnam, 40 mijë vetë shohin...

Në disa shtete, të shohësh botërorin e futbollit është e vështirë, pasi ai është me pagesë në television. Sic është edhe rasti i Vietnamit. Në këtë vend, disa persona kanë gjetur një mënyrë aspak të ndershme për të bërë para, duke mashtruar mijëra vetë.

E përditshmja vjetnameze VNExpress, tregon se mjaft persona janë mashtruar nga një video në YouTube, ku gjoja jepej direkt ndeshja e botërorit mes Gjermanisë dhe Japonisë. Por, në të vërtetë, po jepej “live” një ndeshje e realizuar në FIFA-23, loja elektronike.

“Na u deshën disa minuta për të kuptuar se nuk ishte ndeshja e vërtetë dhe se ishin pamje të lojës kompjuterike FIFA-23. Pashë që lojtarët nuk ishin ata që njohim”, tha një person, ndërkohë që të gjithë mendonin se bëhej fjalë për një sinjal të dobët interneti.

Gjithsesi, ai që ka karikuar videon në YouTube ka arkëtuar mjaft të ardhura, pasi 40 mijë persona kanë kujtuar se po shihnin LIVE ndeshjen. “Njerëzit duhet të lexojnë me kujdes së cfarë shohin, sepse bëhej fjalë për një simulim i ndeshjes së botërorit”, tha një vietnamez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat