U zhduk përpara sfidës me Serbinë, zbulohet arsyeja pse Onana përfundoi në tribunë

Futboll

U zhduk përpara sfidës me Serbinë, zbulohet arsyeja pse Onana përfundoi në tribunë

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 13:14
Onana

Tifozët u befasuan jo pak kur nuk panë Andre Onana në formacion për sfidën kundër Serbisë.

Një burim nga federata e Kamerunit bëri me dije se portieri i Inter është përjashtuar vetëm pak minuta përpara startit të ndeshjes pas një përplasje të fortë me trajnerin:

“Onana është jashtë grupit, na e komplikoi pak jetën”. Ndaj Serbisë Kameruni zbriti në fushë me portierin Denis Epassy i cili pësoi tre gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat