Selektori i Brazilit përmend Xhakën: Zvicra luan ndryshe nga Serbia!

Futboll

Selektori i Brazilit përmend Xhakën: Zvicra luan ndryshe nga Serbia!

Nga: K. Goca Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 22:51
Tite

Selektori i Kombëtares së Brazilit, Tite, ka thënë se fitorja (1;0) ndaj Zvicrës dhe kualifikimi në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror, është pjesë e një procesi katërvjeçar, punës dhe cilësisë individuale të lojtarëve.

"Projekti ynë është një proces që e kemi ndërtuar prej katër vitesh.

Sonte është fitorja e këtij procesi dhe pune. Dhe këtu dalin në pah cilësitë individuale. Dalja e Paquetas (në pjesën e parë) është një zgjedhje taktike, pasi e dinim se ai është në formë të mirë, por loja kërkonte opsione të tjera”, tha Tite në konferencën për shtyp.

"Ne e dinim që Zvicra kishte mbrojtjen më të mirë në eliminatore. Ata kanë një stil të ndryshëm loje se Serbia.

Ata luajnë më poshtë dhe duket sikur ju thonë: "Ju bëni gabime dhe ne do të përfitojmë nga kjo".

Ata kanë lojtarë shumë të mirë si Embolo, Xhaka, portieri Sommer", - tha Tite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat