Bayern nis punën për blerjen rekord

Futboll

Bayern nis punën për blerjen rekord

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 21:23
Oliver Kahn

Bayern Munih ‘po punon për transferimin e Harry Kane për një shumë prej 90 milionë sterlinash (rreth 104 milionë euro)’ pasi Oliver Kahn pranoi interesimin për yllin e Tottenham-it.

Sulmuesi i Spurs, 29 vjeç, është nën kontratë me klubin e Londrës së Veriut deri në vitin 2024. Megjithatë, zëratt për një largim të mundshëm drejt kampionëve të Bundesliga-s kanë qarkulluar prej disa kohësh.

Dhe drejtuesi i Bayern, Oliver Kahn, nxiti këtë spekulim në fillim të kësaj jave, kur ai lavdëroi kapitenin e Anglisë. Ai tha për Sky Sports Germany: “Kane është lojtar shumë i mirë, por ka edhe shumë lojtarë të tjerë shumë të mirë. Unë i kam lexuar ato zëra kudo”.

Sipas Sky Sports, Bayern po shqyrton mundësinë e një lëvizjeje për Kane. Dhe një transferim për yllin e Spurs thuhet se do t’i kushtonte bavarezëve rreth 70-90 milionë £. Por gjigantët gjermanë nuk janë të bindur se marrëveshja mund të realizohet.

Presidenti i klubit londinez, Daniel Levy arriti t’i bënte rezistencë interesimit të fortë nga Manchester City vitin e kaluar dhe arriti ta mbante Kane pas një sage të gjatë të merkatos.

Që atëherë, bisedat për një largim janë zbehur – veçanërisht pas emërimit të trajnerit Antonio Conte 12 muaj më parë. Por tani interesimi nga Bayern ka bërë që zërat të kthehen, me Kane që pritet të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas Kupës së Botës.

Dhe me sulmuesin që do të hyjë në 12 muajt e fundit të marrëveshjes së tij aktuale në verë, Tottenham mund të ndiejë se tani është koha për të fituar para nga sulmuesi i tyre legjendar.

Kane ka shënuar 261 gola në 408 paraqitje për Spurs dhe është vetëm pesë large rekordit të klubit të vendosur nga Jimmy Greaves. Ai gjithashtu ka 51 gola me kombëtaren e tij dhe është vetëm dy larg rekordit të Wayne Rooney. Kane e ka nisur shumë mirë sezonin me Tottenham, duke regjistruar 13 gola në 22 ndeshje.

Megjithatë, klubi rrezikon të mbyllë një tjetër sezon pa trofe, pasi kanë mbetur prapa Arsenalit dhe Manchester Cityt në garën për titull në Premier League dhe kanë dalë nga Carabao Cup kundër Nottingham Forest. Kane ende nuk ka fituar një trofe të madh në karrierën e tij dhe mund të largohet nga Spurs për të gjetur sukses diku tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat