Naingolan paralajmëron tronditjen e madhe te Belgjika

Futboll

Naingolan paralajmëron tronditjen e madhe te Belgjika

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 17:33
Naingolan paralajmëron tronditjen e madhe te Belgjika

Belgjika nuk do të jetë më pjesë e Botërorit të Katarit.

Kjo Kombëtare nuk arriti të fitonte ndaj Kroacisë, teksa Lukaku shpërdoroi pafundësisht raste të pastra.

Ish-shoku i skuadrës, Naingolan, është i bindur se sulmuesi i Interit do të largohet para kohe nga Kombëtarja.

“Mendoj se Lukaku shumë shpejt do të marrë një vendim për largimin nga kombëtarja. Ai është 29 vjeç dhe pas tridhjetës nuk është e lehtë të rikuperohet nga një dëmtim.

Nuk do të më çudit nëse thotë lamtumirë. Unë dyshoj se ai mund të luajë për Belgjikën për një kohë të gjatë”, tha Nainggolan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat